Kryesimi i SEDM nga Shqipëria/ Forcim i bashkëpunimit rajonal në të mirë të paqes dhe stabilitetit rajonal

Kryesimi i SEDM nga Shqipëria/ Forcim i bashkëpunimit rajonal në të mirë të paqes dhe stabilitetit rajonal

Forcimi i bashkëpunimit rajonal në të mirë të paqes dhe stabilitetit rajonal u theksua në Takimi i 42-të i Komitetit Koordinues të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore.

Në kuadër të procesit të SEDM, i cili kryesohet aktualisht nga Shqipëria, në Ministrinë e Mbrojtjes, nëpërmjet një video – konference, në 15 maj u zhvillua Takimi i 42-të i Komitetit Koordinues të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM-Ç) dhe Takimi i 43-të i Komitetit Drejtues Politiko – Ushtarak /Forcës Paqeruajtëse Shumëkombëshe të Europës Juglindore (PMSC/MPFSEE).

Ministrja e Mbrojtjes njofton se, këto dy takime u realizuan për herë të parë nëpërmjet video-konferencës me mbështetjen e portalit të SEDM si rezultat i situatës të krijuar nga pandemia globale e COVID – 19.

Përfaqësues nga 14 vende anëtare të SEDM, komandanti i SEEBRIG si dhe vëzhgues nga NATO IS, UNDP SEESAC dhe RACVIAC, morën pjesë në këto dy takime që u drejtuan nga zëvendësministri i Mbrojtjes dhe njëkohësisht kryetar i SEDM-Ç/PMSC.

Në këto dy takime u diskutuan projekte dhe iniciativa të ndryshme ne kuadër të procesit të integrimit dhe të bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe të mbrojtjes rajonale.

Në klimën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, vendet shprehën vullnet të përbashkët dhe vendosmëri për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në të mirë të paqes dhe stabilitetit rajonal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy