
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, reagoi pas ka reaguar pas publikimit të certifikatës së saj të lindjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga ministri i Jashtëme serb, Ivica Daçiç.
Në postimin e saj, Çitaku shprehet se ky akt tregon si Serbia ka vjedhur regjistrat dhe nuk përpiqet ta fshehë këtë.
“Serbia vodhi regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artefaktet etj. Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin atë. Për disa arsye të pafalshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte një ide e mirë për ta gjetur një kopje të “certifikatës së lindjes” time dhe ta prezantojmë atë përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook .



