
Ambasadori grek në Moskë është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Rusisë ditën e hënë, ku i është komunikuar dëbimi nga Rusia.
Vendimi, sipas autoriteteve ruse, vjen në përgjigje të veprimeve të Athinës ndaj diplomatëve rusë në muajin qershor.
Në 6 gusht, diplomati i Greqisë në Rusi, Andrea Frigana, u thirr në Ministrinë e Jashtme, ku është njoftuar për dëbimin nga ana ruse si përgjigje e veprimeve jo miqësore të Athinës ndaj zyrtarëve të lartë rusë në qershor.
Ministria e Punëve të Jashtme Ruse njoftoi diplomatin grek për vendimin e dëbimit të oficerit të komunikmeve të Greqisë, ndërkohë i është ndaluar hyrja shtetasit Jorgo Sakelariu, drejtuesi i zyrës diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Në përgjigje të këty veprimeve, Athina zyrtare ka paralajmëruar me të njëjta veprime. Burime diplomatike thanë për gazetën "Kathimerini" se vendimi i Moskës ishte asimetrik, ndërsa justifikoi vendimin e Greqisë, me faktin se diplomatët rusë kishin ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit.
Kjo ishte edhe arsyeja e tensioneve diplomatike mes dy shteteve. Athina akzuoi diplomatët rusë se kishin bërë fushatë dhe ndikuar në organizimin e protestave kundër arritjes së marrëveshjes me Maqedoninë. Të njëjtat dyshime janë ngritur edhe në Maqedoni, ku sipas kryeministrit Zoran Zaev, po hetohet ndaj disa biznesmenëve rusë, me lidhje të forta politike, të cilët kanë paguar mijëra euro për të krijuar tensione dhe trazira në Maqedoni, kundër marrëveshjes me Greqinë.
Por deri më tani, nga ana e qeverisë maqedonase nuk ka patur vendime drastike, të cilat të prekin marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.



