Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Konfirmohet një rast i ri në Vlorë

Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Konfirmohet një rast i ri në Vlorë

Ministria e Bujqësisë konfirmon një rast të ri me grip shpendësh. Një fakt i tillë u bë i ditur nga zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, në një komunikim me mediat ditën e sotme.

Ajo tha se në 24 orët e fundit ka pasur një rast të ri të konfirmuar nga Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinare në qarkun Vlorë dhe konkretisht në fshatin Aliban.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika. Kemi marrë zotim nga bashkitë për bashkëpunim të plotë në lidhje me marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura të pamiratuara për shitje në zbatim të urdhrit Nr.131, datë 25.3.2022 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”.

Gjeci deklaroi se nuk ka asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar, ndonëse po vijohet me monitorimin e vazhdueshëm të të gjithë territorit

Zv.ministrja deklaroi se vazhdon fushata sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.

Konsumatori shqiptar është e rëndësishme të ndihet i sigurt, se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licencuara janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius. Nëse konstatoni shenja të dyshimta për influencë aviare në ferma apo oborre, ju bëjmë thirrje të kontaktoni menjëherë veterinerin zyrtar të zonës ose të telefononi falas në numrin e gjelbër 0800 33 66.

Burime për MCN Tv, bëjnë me dije se rasti i ri ka të bëjë me një shpend oborri, ndërkohë që pas konfirmimit është mbyllur tregu i Novoselës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy