Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të SPAK se nuk ka çështje të hapur për Ardian Dvoranin
Nëpërmjet një postimi në Twiteer Rama thotë se nuk i heq asnjë presje asaj që deklaroi sot dhe se nuk mjafton që SPAK të pushojë çështjen pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Metës.
Reagimi i plotë: Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!
Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!



