
Një gjykatë në Paris e dënoi ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, me pesë vjet burgim, pasi e gjeti fajtor për komplot lidhur me një skemë të supozuar për financimin e fushatës së tij presidenciale më 2007 me fonde nga Libia.
Gazetari Genc Burimi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN se me këtë dënim mbyllet një kapitull i një epoke të shkuar.
Sarcozy ka 4 procese.
Sarcozy përfaqëson këtë klasë të vjetër politike franceze, që ishte bërë si në Shqipëri, një lloj mode që nuk i përgjigjeshin drejtësisë, ishin të fortë. Drejtësia filloi të merret me Chirac, me të u mor pasi la Presidencën dhe më pas vdiq. Ishte i pari që u dënua, nuk ishte Sarcozy. Sarcozy është i pari që u dënua me burg. As për Hollance dhe as për Macron nuk ka asnjë lloj skandali të tillë.
Me Sarcozy mbyllet një kapitull i një epoke të shkuar.
Klasa politike është e ndarë.
Pse e çoni në burg thonë? Pse nuk prisni të bëhet Apeli? Apeli mund ta shfajësojë. Fakti që gjykata po e çon në burg tregon vullnet politik të drejtësisë francezë që nuk është pavarur ndaj ideologjisë së saj ëoke-iste që kërkon ta poshtërojë.
Kemi hyrë në një epokë të re. As për Hollande, as për Macron, ka shumë debate politike, por nuk ak debat për këto lloj allishverishe,. Ai është epoka e fundit. Mbyllet një kapitull ku asaj kohe politika dominonte drejtësinë. Sot drejtësia është bërë shumë e fuqishme në Francë, Itali dhe SHBA.



