
Melania Trump ka njoftuar se zëdhënësja e saj Stephanie Grisham do të zëvendësojë Sarah Sanders si sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Grisham është e njohur për mbrojtjen e saj të mprehtë të zonjës së parë ndaj klimës mediatike armiqësore.
Zonja Trump e bëri njoftimin në Twitter të martën, duke treguar gjithashtu se Grisham do të merrte një detyrë të dytë si drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.
Lajmi nuk është krejt surprizë, pasi zonja e pare ka dhënë disa detaje gjatë kohës që bëhej procesi i përzgjedhjes. Kur e pyetën për mundësinë që Grisham të merrte rolin, gjatë një interviste të Fox & Friends, Melania tha: "Stephanie është e mrekullueshme".
Grisham ka pasur një marrëdhënie antagoniste me shtypin, duke i akuzuar "mediat kryesore" se e kishin kthyer Zonjën e Parë në shënjestër me sulmet e tyre kundër saj. / RT/



