Kosova në pritje të presidentit/ Çollaku: Dështuan negociatat, zgjedhjet e parakohshme priten në javën e parë të qershorit (VIDEO)

Kosova në pritje të presidentit/ Çollaku: Dështuan negociatat, zgjedhjet e parakohshme priten në javën e parë të qershorit (VIDEO)

Ka mbetur vetëm një afat i shkurtër deri në përfundimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të ri në Kosovë.

 

Këshilltari i ish-presidentes Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku, deklaroi për “MCN Live” se negociatat mes partive politike kanë dështuar dhe vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, të cilat me gjasë do të mbahen në javën e parë të qershorit.

 

Negociatat janë mbyllur si me PDK-në ashtu edhe me LDK-në. LDK-së i ishte ofruar një pjesë e konsiderueshme e pushtetit, përfshirë postin e kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, por kjo ofertë është refuzuar.

Ky është një akt “fisnik”, që rikthen një frymë të ngjashme me “rugovizmin”, duke refuzuar pushtetin në funksion të interesit shtetëror.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar një ofertë shumë të favorshme, pothuajse gjysmën e qeverisë, për të mos lejuar, ‘kapjen e shtetit nga një parti e vetme’.

Me mbylljen e këtij procesi, jemi drejt zgjedhjeve të parakohshme. 

Besoj se data do të jetë java e parë e qershorit. Pra, jemi sërish në pikën ku ishim para një muaji. 

 

Çollaku foli edhe për planet e Vjosa Osmanit për rikthimin e saj në politikë. 

 

Vjosa Osmani prej rreth një muaji është angazhuar në një fushatë intensive takimesh me qytetarët.

Ajo mbetet një figurë e lidhur ngushtë me terrenin dhe njerëzit, dhe para se të marrë një vendim për hapat e ardhshëm politikë, po zhvillon një tur të gjerë konsultimesh. 

Pas këtij procesi, pritet që ajo të vendosë mbi formën e angazhimit të saj, qoftë përmes një formule të re politike apo një rikthimi në një subjekt të ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy