Nuk vlerësuan kërcënimet e Iranit, Trumpi i zhgënjyer me spiunët: Kthehuni në shkolla

Nuk vlerësuan kërcënimet e Iranit, Trumpi i zhgënjyer me spiunët: Kthehuni në shkolla

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se agjencitë amerikane të inteligjencës po bëjne gabime dhe po tregohen naive lidhur me vlerësimin e kërcënimeve që vijnë nga Irani.

Kujdes nga Irani. Ndoshta agjentët e agjencive të inteligjencës duhet të kthehen sërish në shkolla”, shkroi ai në llogarinë e tij në "Twitter". 

Ky reagim i presidentit vjen pas raporteve të agjencive amerikane të inteligjencës, në të cilat thuhet se Irani nuk është duke zhvilluar armë bërthamore dhe se ka pak gjasa që Koreja Veriore të heqë dorë nga kapacitetet prodhuese të armëve.

Drejtori për inteligjencë kombëtare, Dan Coats, dhe udhëheqës tjerë të kësaj fushe e prezantuan raportin për Vlerësimet për Kërcënimet Botërore në Senat gjatë ditës së martë. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja për armë nukleare me Iranin, e cila ishte arritur në vitin 2015. Ky veprim kishte nxitur kritika të shumta nga aleatët e Uashingtonit.

Në anën tjetër, presidenti amerikan e ka nisur një fushatë përpjekjesh për përmirësim të marrëdhënieve me Korenë Veriore. Ai e takoi udhëheqësin e këtij vendi në qershor të vitit të kaluar, me ç’rast kishte deklaruar se e ka shmangur rrezikun që vjen nga armët bërthamore të Koresë Veriore, shkruan BBC.

Raporti i zbulimit amerikan paralajmëroi gjithashtu se kërcënimet kibernetike nga Kina dhe Rusia ishin një shqetësim në rritje dhe të dy vendet mund të kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 të SHBA.

Irani, vazhdoi Trump, ishte "duke bërë problem në të gjithë Lindjen e Mesme edhe më gjerë" në 2016, por kishte qenë "shumë ndryshe" që nga tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

"Agjentët e Inteligjencës duket se janë jashtëzakonisht pasive dhe naive kur bëhet fjalë për rreziqet e Iranit. Ata janë gabuar! Kur u bëra Presidenti Irani po bënte probleme në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Që nga përfundimi i marrëveshjes së tmerrshme bërthamore të Iranit, ato janë shumë të ndryshme", shkuruan Trump.

Megjithatë, shkruan Trump, Teherani mbetet "një burim i rrezikut dhe konfliktit të mundshëm", duke iu referuar testeve të fundit të raketave iraniane.

Në seancën e senatit, drejtori i CIA-s Gina Haspel tha se Irani ishte "teknikisht ... në përputhje" me marrëveshjen bërthamore, pavarësisht tërheqjes së SHBA dhe vendosjes së sanksioneve më të rrepta kundër Teheranit.

Megjithatë, raporti i inteligjencës paralajmëroi se "ambiciet rajonale dhe aftësitë ushtarake të përmirësuara" të Iranit ndoshta do të kërcënonin interesat e SHBA në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy