Një 35-vjeçar nga Kruja u arrestua në aksin rrugor Fushë Prezë-Rinas, pasi po transportonte 43 kg drogë me makinë. Policia njofton se si rezultat i operacionit të kodua “Next” u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Alfred Murataj, 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë.
Siç njofton policia, më datë 12.08.2017, ai është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip "Mercedez" në aksin rrugor Fushë Prezë - Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar sasia prej 43 kg e 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.



