Një fëmijë rreth 2 vjeç ka humbur jetën për shkak të sulmit nga qeni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Pascarese-s, në Itali.
Pavarësisht se është dërguar menjëherë në spital, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt një qendre më të specializuar, vogëlushi ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.
Shumica e plagëve kanë qenë në pjesën e kokës, çka e ka bërë të pamundur mbajtjen në jetë të vogëlushit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Ky është rasti i fundit në vazhdën e disa rasteve të tilla tragjike të kësaj natyre gjatë javëve të fundit në Itali.



