Gazetari i njohur Mustafa Nano starton sezonin e ri me një emision të ri dhe më dinamik. “Zululand” titullohet sfida më e re e Nanos e cila do të jetë pjesë e programacionit të Tema TV. Zululandi i Mustafa Nanos ka nisur me një debat mbi Lef Nosin dhe polemikat që solli deklarata e Blushit për disa figura historike. Për 30 minuta tryeza e Zululand-it është gjalluar nga debati i nxehtë që u zhvillua me pjesëmarrësit Agron Gjekmarkaj, Sokol Shameti dhe Koloreto Cukali.



