Vrau të shoqin dhe më pas veten, hetimet zbulojnë arsyet që shtynë gruan drejt krimit

Vrau të shoqin dhe më pas veten, hetimet zbulojnë arsyet që shtynë gruan drejt krimit

Një ngjarje e rëndë tronditi dje fshatin Velçan të Pogradecit. Një grua 23-vjeçare vrau të shoqin gjatë një konflikti në shtëpinë e tyre, ndërsa më pas u vetëhelmua.

Trupat e pajetë të Fatbardha dhe Erzen Tora janë gjetur të pajetë në mesnatë rreth orës 00:10 në një kasolle pranë banesës së tyre, duke lënë jetimë dy fëmijët e tyre të mitur.

Ka qenë vëllai i Erzen Torës, i cili i ka gjetur pa jetë të dy bashkëshortët, ndërsa më pas ka lajmëruar policinë.

Policia pasi ka ndërtuar skenën e ngjarjes, është përqendruar te zbardhja e shkakut që ka shtyrë 23-vjeçaren drejt aktit të rëndë. Pas marrjes së deklarimeve, është ngritur edhe dyshimi se ngjarja mund të ketë lidhje me grindjet mes bashkëshortëve për shkak të konsumit të alkoolit nga ana e Erzenit, raporton GSH.

Duket se Erzeni shpesh pas pune shkonte i dehur në shtëpi dhe kjo gjë e mërziste bashkëshorten e tij. Prindërit e një vajze 3 vjeçe dhe një djali vetëm 9 muajsh sipas të njohurve dhe personave më të afërt me ta nuk kishin shfaqur probleme të theksuara në çift dhe jetonin në kushte të mira ekonomike, përveç zënkave për shkak të alkoolit, të cilat duket se kanë bërë që 23-vjeçarja të shkaktojë një tragjedi.

Faktet rreth mënyrës se si ka ndodhur krimi kanë ngritur edhe dyshimet se ngjarja ka qenë e paramenduar nga ana e 23-vjeçares, e cila ka lënë vajzën 3-vjeçare tek fqinja dhe foshnjën në gjumë në banesë.

Erzeni në fshat njihej si një djalë shumë punëtor dhe marrëdhënia e tij me bashkëshorten nga jashtë është parë si një marrëdhënie e lumtur, pasi të gjithë banorët thonë se çifti shkonte shumë mirë, ndërsa Fatbardha nënë e dy fëmijëve, e cila u kthye në vrasëse, përshkruhet si një e re shumë e sjellshme dhe mikpritëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy