“Katar gate” dhe  skandali me zyrtarët e PE/ Gjanaj: Arrestimi i eurodeputetëve, rezultat i një hetimi 1-vjeçar

“Katar gate” dhe  skandali me zyrtarët e PE/ Gjanaj: Arrestimi i eurodeputetëve, rezultat i një hetimi 1-vjeçar

Arrestimi i eurodeputetëve të akuzuar për korrupsion me botërorin e Katarit ka shkaktuar furtunë në Bruksel. Prokuroria belge ka kërkuar arrest me burg për nënkryetaren e parlamentit evropian Eva Kaili ndërsa të hënën pritet të bëhet zëvendësimi i saj.

Lidhur me këtë ngjarje, Amet Gjanaj, ish-deputet në parlamentin e Brukselit deklaroi se e gjithë kjo ka ardhur pas një hetimi 1 vjeçar ndërsa theksoi se në momentin e arrestimit, Kaili i janë gjetur çanta me kartëmonedha.

Ka një vit që prokuroria belge po merret me këtë çështje, ka pasur informacione se kishte ndikim që në vendimet që merreshin në Parlamentin Evropian si në aspektin politik dhe ekonomik dhe deklarata e Eva Kaialit në PE që Katari është i zhvilluar përsa i përket tregut të punës ka ngritur dhe dyshimet më të mëdha sa i përket lidhjes që kishte me Katarin dhe mundësinë që ishte e korruptuar dhe merrte para. Në momentin e arrestimit ajo posedonte çanta me kartëmonedha, prandaj ky është rezultat i një viti hetimi nga prokuroria belge me kontakte të ndryshme, sidomos janë në hetim të gjitha zyrat e lobimit, pranë PE dhe në këto kontakte që kanë parlamentet me lobuesit është e qartë që ata propozojnë dhe shuma parash për të ndikuar në vendimet që merren ne PE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy