Një grua në Britaninë e Madhe arriti të parashikonte saktë rezultatin e 12 ndeshjeve duke fituar kështu 574.278.41 paund vetëm me një skedinë. 59-vjeçarja nuk i njihte aspak skuadrat, por thotë se e bëri përzgjedhjen thjesht duke u nisur nga mënyra si i tingëllonin emrat e tyre.
Por ironia qëndron në faktin se ajo është nëna dhe bashkëshortja e dy lojtarëve të rregullt të skedinave. Burri i saj taksist dhe djali linin shumë para në pikat e basteve, aq sa gruaja ishte lodhur duke i kritikuar dhe vendosi t’i shoqëronte sa herë vinin skedina. Prej 6 vitesh dhe deri më sot, 59-vjeçarja nga Kenti i Britanisë së Madhe ka vendosur nga një paund çdo fundjavë për të provuar fatin, megjithëse nuk merrte vesh fare nga futbolli.



