
Autobusi i ekipit të Romës ka mbërritur në Portin e Durrësit, në prag të finales së Conference League. Kujtojmë që dy ekipet do të përballen më 25 maj në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
Mijëra tifozë të ekipit italian dhe atij holandez pritet të dynden drejt Tiranës për të përjetuar nga afër emocionet e finales së madhe.
Disa nga mediat holandeze e kanë konsideruar si ndeshje në shtëpi për Romën, nisur nga fakti që në Shqipëri ka shumë tifozë të ekipeve italiane.



