U arratis gjatë vizitës në spitalin e Durrësit, momenti i largimit të Altin Ndocit/ Gjendet një predhë

U arratis gjatë vizitës në spitalin e Durrësit, momenti i largimit të Altin Ndocit/ Gjendet një predhë

Zbulohen detaje të reja nga arratisja e ndodhur gjatë ditës së sotme nga spitali i Durrësit, i të paraburgosurit Altin Ndoci.

 

MCN TV ka siguruar momentin e arratisë së Ndocit, i cili shihet duke u larguar me vrap nga oborri i burgut ku kishte shkuar për vizitë te infektivi, në repartin e posacvçëm për të dënuarit.

 

Në vendin e ngjarjes te spitali, është gjetur edhe një predhë.

 

Mësohet se gjatë vizitës Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet, ku në dalje ka goditur policin që e shoqëronte, duke u larguar më tej me shpejtësi.

 

Ndoci është pjesë e dosjes “Plumbi i artë” dhe akuzohet si i përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej i njohur dhe si Ravik Dylgjeri, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy