Zgjedhjet në Kukës/ Meta: Do mbështesim kandidatin që zgjedh PD për kryetar bashkie

Zgjedhjet në Kukës/ Meta: Do mbështesim kandidatin që zgjedh PD për kryetar bashkie

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje sot për media se partia e tij do mbështesë çdo kandidat të Partisë Demokratike për zgjedhjet në Kukës.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se 'PL' nuk ka asnjë pretendim për kandidat në Kukës dhe se përmes këtyre zgjedhjeve është mundësia që Kukësi të vendosë dinjitetin e tij.

Ne pa asnjë diskutim do të mbështesim atë kandidat që do të përzgjedhë Partia Demokratike dhe të gjithë aleatët e saj. Kjo është e padiskutim.

Qëndrimi ynë për zgjedhjet lokale është i qartë që mbrëmjen certifikimit të masakrës elektorale të 14 Majit.

Hymë në zgjedhje të pabarabarta dhe ku partia në pushtet ishte bërë njësh me krimin kundër qytetarëve shqiptar.

Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga Partia e Lirisë për Bashkinë Kukës, nuk kemi pasur as më përpara në të gjitha bashkitë e vendit.

Ne do të mbështesim çdo kandidat që përzgjedh PD-ja e Shqipërisë, e bëjmë me bindje të plotë. Është mundësia që Kukësi të vendosë dinjitetin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy