Kurti kundër presidentëve për dialogun: Bisedimet të zhvillohen mes dy qeverive (VIDEO)

Kurti kundër presidentëve për dialogun: Bisedimet të zhvillohen mes dy qeverive (VIDEO)

Albin Kurti nuk është kundër dialogut me Prishtinë-Beograd, por thotë se këtë nuk mund ta bëjnë presidentet e dy vendeve, por qeveritë respektive. Në një intervistë  gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, ai ka vlerësuar rolin e ambasadorit gjerman në Berlin, Richard Grenell, por thotë se për dialogun nuk duhet anashkaluar ekzekutivi. 

Grenell ka sjellë energji të re në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk besoj se ka qëllime të këqija. Por tani kur Kosova ka qeveri të re, negociatat e tilla nuk mund të zhvillohen mes presidentëve. Këtë duhet ta bëjnë qeveritë e zgjedhura. Sigurisht na duhen më shumë rrugë dhe vija hekurudhore. Por negociatat janë zhvilluar nga qeveria paraprake, ne nuk kemi qenë të përfshirë

I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve, Kurti la të kuptohet se ky skenar i takon së shkuarës dhe çdo aktualizim i tij mund të jetë me pasoja për rajonin.

Ky projekt ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhjet e tilla me shkëmbim territori mund të hapin Kutinë e Pandorës.

Kurti nuk i shmanget idesë që një ditë Kosova e Shqipëria të bashkohen, por kjo sipas tij duhet të vendoset me votë nga dy vendet,

T’i lësh njerëzit të zgjedhin është diçka tjetër se sa të sillesh si gjeneralët e Luftës së Parë Botërore, të cilët qëndronin mbi hartat e tyre. Gjithçka do të duhej të ndodhte në mënyrë paqësore, demokratike dhe transparente. Atëherë është në rregull.

Kreu i qeverisë pranoi situatën e vështirë dhe nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovë, por ai thotë se është i vendosur ta luftojë dhe të ndalë largimin e të rinjve nga vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy