Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni de Biasi në një lidhje skype në emision Skaner në MCNTV foli për heqjen e pasaportave diplomatike për kombëtaren e vitit 2016, që u kualifikua në Europian dhe ishte në drejtimin e italianit. Sipas De Biassi-t ky vendim ishte i çuditshëm, ndërsa shtoi se nuk ka folur me kryeministrin Rama për këtë situatë.
“Unë mendoj se është diçka shumë e çuditshme, shumë veçantë. Na e dhanë në atë kohë për një kotribut dhe befas na kanë vendosur të na e heqin, në një kohë kur skadon në 20226. është fiks sikur i dhuron diçka një njeriu dhe më pas mërzitet e i thotë: 'ma kthe pas tani'. Ky më duket si një autogol i qeverisë.
Për kaq kohë nuk kam një komunikim zyrtare, por nëse dua i dërgoj një mesazh direkt kryeministrit të vendit,”-u shpreh De Biasi.
De Biasi komentoi pak edhe situatën në kombëtare, për të cilën u shpreh se shpreson që të përsërisë mrekullinë e 2016 pavarësisht se është e vështirë.
"Rinovimi i kombëtares po jep frytet e saj. Nëse del i treti dhe i katërti nuk është një gjë e madhe. Uroj të ndodhi ashtu si në 2016 kur Shqipërinë e drejtoj unë,”-u shpreh ish-trajneri i kombëtares.



