
Rreth 1300 persona humbën jetën nga shkaqe që i atribuohen temperaturave tepër të larta në Spanjë që nga korriku deri në pjesën e parë të gushtit.
Kjo është ajo që tregojnë vlerësimet e institutit kërkimor publik Charles III, përmes sistemit të monitorimit të vdekjeve të përditshme, MoMo.
Sipas këtij burimi statistikor, në korrik viktimat që lidhen me temperaturat e larta ishin të paktën 765, ndërsa në gusht ishin 543.
Këto të dhëna, të cituara nga agjencia Efe, dalin teksa vendi iberik përballet me një episod të ri të nxehtësisë ekstreme: siç raportohet nga Agjencia Shtetërore Meteorologjike (Aemet), temperatura maksimale mbi 38-40 gradë priten për ditët në vijim.
Të dielën, nxehtësia e fortë mund të godasë edhe zonat me klimë zakonisht më të butë si ato në bregdetin verior.
Nisur nga këto rrethana, Ministria e Shëndetësisë rekomandon që popullata të marrë masa paraprake si hidratimi, freskimi dhe kujdesi për personat më të rrezikuar.



