Shteti i parë i Bashkimit Europian që refuzon importin e gazit rus

Shteti i parë i Bashkimit Europian që refuzon importin e gazit rus

Importi i gazit rus refuzohet nga një shtet që është pjesë e Bashkimit Europian. Më konkretisht, Lituania është bërë shteti i parë anëtar i Bashkimit Europian që refuzon importet e gazit rus.

Një deklaratë e tillë u bë nga Kryeministrja e vendit, Ingrida Simonyte, me anë të një mesazhi në Twitter,

Që tani e tutje Lituania nuk do të konsumojë asnjë grimcë gazi toksik rus. Kjo e bën Lituaninë vendin e parë të Bashkimit Europian, që refuzon importet e gazit rus.

Bashkimi Europian varet nga Rusia në masën 40% të gazit të saj natyror. Rusia gjithashtu furnizon rreth 27% të importeve të saj të naftës dhe 46% të importeve të qymyrit.

Varësia e Europës nga gazi dhe nafta ruse ka rezultuar një pikë e madhe pengese në përpjekjet perëndimore për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy