Aleatët e vegjël nxisin Bashën për tryezë dialogu me Ramën (VIDEO)

Aleatët e vegjël nxisin Bashën për tryezë dialogu me Ramën (VIDEO)

Aleatët e vegjël të opozitës i kërkojnë kryedemokratit Lulzim Basha që të ulet në tryezë dialogu me Edi Ramën edhe si kryeministër. Sipas kryetarit të PDK-së Nard Ndoka, Kreu i shtetit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, por që sipas tij nuk ka prodhuar rezultat.

Në një kohë që po afrojmë në prag të çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale dhe palët ende nuk kanë një konsensus, aleatët e vegjël i kanë kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që nën drejtimin e presidentit Meta të ulen në një tryezë dialogu edhe me Edi Ramën kryeministër.

Nard Ndoka:” E vetmja kërkesë që ne i kemi bërë në aspektin e takimeve tona informale, ka qenë që të ulemi në një tryezë, që të ulemi te Presidenti I Republikës, qoftë edhe me Ramën kryeministër. Është një kërkesë e patjetërsueshme. Kjo është një kërkesë që në e konsiderojmë logjike, për momentin, si hap i parë, por ultimative që ka dhënë tashmë z.Basha për largimin e z.Rama, është e pakthyeshme”

Sipas aleatit të Bashës, z,Ndoka, Presidenti i republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe ka tentuar të vendos ura komunikimi me kryeministrin, por sipas tij, kjo nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

“Me sa informcion që kam unë, ka zhvilluar një takim me z.Ruçi, pra, paraprakisht me kryetarin e Kuvendin, pra është përpjekur që të vendosin kanale komunikimi me kryeministrin, se ne jemi një shtet xhungël, e ke parasysh, se instiucionet funksionojnë në bazë të orekseve, që kanë personazhet, që kanë emrat, pra nuk funksionojnë institucionet, insitucioni i Presidentit me Kryeministrin, Kryeministri funksionon më mirë me Presidentin e Kosovës, se të Shqipërisë”.

Por çfarë ndodh nëse një ditë palët bien dakord dhe arrijnë një marrëveshje? Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi tregon për TemA TV, detaje nga paketa për ndryshimet kushtetuese.

Ne duhet të ndryshojmë Kushtetutën, nëse duam të balancojmë sistemin, dmth që mund të kemi kryministër dhe nuk mund të jetë më kancelar, sic është bërë ky sot, duhet të ndajë pushtetin si me thënë a kontrollohet nga presidenti, po jo ky që është sot, po I zgjedh nga populli, kjo është e para punës, e dyta të kemi disa kufizim mandatesh, nëqoftëse ne sot, do ti kishim kufizuar mandatet, sot nuk do të bënim luftë me Edi Ramën, do pritshim Edi Ramës i mbaron mandati dy vjet, dhe PS do mendonte për pasardhësit. Sistemi i balancuar, sistemi i vetkontrolluar, i vetlimituar, dmth në kufizim mandatesh, numri i ndryshëm deputetësh, sistemi i ri zgjedhor, që shqiptarët zgjedhin edhe njeriun përveq listës, dhe një mënyrë për ta riadresuar reformën në drejtësi drejt disa institucioneve që me gjithë mend janë insitucione, do të kenë kapacitet për ta takuar politikën, se deri më sot nuk bëjnë asnjë gjë”.

Por sipas Shehit, marrëveshja është e pamundur të arrihet, kur kryeministri Rama merr përsipër të flasë edhe si kryeministër i BE-së.

z.Rama është bërë tashi edhe Kryeministër i Europës edhe i SHBA, praktikisht është një i lujt mendsh, edhe mbaroj kjo punë, dmth një njeri normal, nuk e thotë këtë punë”.

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se do të mbledh sërish të shtunën më 25 maj protestën e radhës kombëtare për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie transitore për organizimin e zgjedhjeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy