Wikileaks, zhduket bashkëpunëtori i Julian Assange

Wikileaks, zhduket bashkëpunëtori i Julian Assange

Policia norvegjeze po heton zhdukjen e Arjen Kamphuis, ortaku i themeluesit të Wikileaks-it, Julian Assange. Kamphuis, ekspert i sigurisë kompjuterike, është parë për herë të fundit në veri të Norvegjisë në gusht.

Zëdhënësi i policisë norvegjeze, Tommy Bech, i ka thënë agjencisë AFP, se në lidhje me rastin ka nisur një hetim. "Ne refuzojmë të spekulojmë për atë që mund t'i ketë ndodhur", tha ai. 

Ky rast i diskutueshëm nuk e ka bindur WikiLeaks, e cila të shtunën denoncoi në Twitter e "zhdukjen çuditshme" të Kamphuis, duke thënë se ai u pa më 20 gusht, pas largimit nga hoteli i tij në Bodo në veri të Norvegjisë. Sipas WikiLeaks, Kamphuis kishte një biletë fluturimi për datën 22 gusht, udhëtim që niste niste nga Trondheim, më shumë se 700 kilometra në jug të Bodo. "Udhëtimi me tren mes këtyre dy distancave zgjat rreth 10 orë", shkroi WikiLeaks, duke u lënë vend teorive të konspiracionit.

Julian Assange, 47 vjeç, shtetas australian, ndodhet që prej vitit 2012 në ambasadën ekuadoriane në Londër për t'i shpëtuar drejtësisë amerikane, e cili ka hapur një proces gjyqësor në ngarkim të tij në lidhje me publikimet e dokumenteve ushtarake dhe diplomatike amerikane në vitin 2010.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy