“Ka disa  institucione që ende na sfidojnë", Dumani takim informal me gazetarët: Brenda janarit publikojmë strategjinë kundër krimit zgjedhor (VIDEO)

“Ka disa  institucione që ende na sfidojnë", Dumani takim informal me gazetarët: Brenda janarit publikojmë strategjinë kundër krimit zgjedhor (VIDEO)

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar këtë të hënë një takim informal me gazetarët dhe ka folur me ta për disa nga çështjet më të rëndësishme në Prokurorinë e Posaçme si hetimet për inceneratorin, EcoParkun në Durrës, 21 janarin, SkyEnchro-n, hetimet pasurore të politikanëve, aplikacionin Matrix, çështjen Veliaj, hetimet për Metën dhe Berishën etj. 

Gazetari Arsen Rusta tha në një lidhje me MCN Live se Dumani është shprehur sot në këtë takim se ka ende disa institucione që sfidojnë SPAK.

Për inceneratorin e Tiranës ai u shpreh se hetimet vijojnë për të gjetur se ku kanë shkuar paratë që janë marrë deri në momentin që ky biznes, ky aktiviteti, kjo pronë është vendosur në sekuestro dhe është Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara që merr paratë nga buxheti i shtetit për pastrimin e disa qyteteve.

Është shprehur dhe për hetimet pasurore të politikanëve duke thënë se një listë e gjatë me kërkesa apo letërporosi është dërguar për pasuritë e shqiptarëve apo politikanëve jashtë vendit.

Ka disa institucione të Republikës së Shqipërisë është shprehur zoti Dumani të cilët ende na sfidojnë, por po punojmë për t’i bindur ata që SPAK nuk është një institucion që mund të pengohet në arritjen e qëllimit për të hetuar krimin, korrupsionin etj.

-A kanë dalë koleget tuaj në aplikacionin Sky dhe nëse po, a i keni administruar?

Altin Dumani: Kur dy persona flasin për një të tretë, jemi kujdesur të gjejmë prova. Çdo indicie që ka dalë, një për një e kemi verifikuar. I kemi marrë në pyetje të gjithë.

-Cila është strategjia për krimet zgjedhore?

Altin Dumani: Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zgjedhor. Pothuajse ka përfunduar. Deri në fund të janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim.

-Sky... Pse nuk është identifikuar në Shqipëri ndonjë politikan i implikuar?

Altin Dumani: Nuk është e vërtetë, një ish-deputet, Jurgis Çyrbja është në qeli. Ne nuk kemi të gjithë databasat e aplikacionit SkyEcc. Nga ato informacione që kanë ardhur, ka rezultuar ajo lidhje që është bërë publike. SPAK është i vendosur për përmbajtjen e Sky, kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e një personi që është marrë i pandehur( Pëllumb Gjoka, dosja Metamofroza). Ne jemi të lirë të ushtrojmë ndjekje penale. SPAK është një nga kontribuuesit më të mëdhenj me institucionet e tjera ligjzbatuese, sa i përket këtij aplikacioni. Kur kemi pasur prova, apo nëse do kemi do godasin çdo nivel politikani. SPAK ushtron ndjekjen penale për këdo.

-Po për deklaratat e Arben Ahmetajt për aktet korruptive?

Altin Dumani: Për efekt hetimi, nuk ndaj informacion.

“Veliaj”, po hetohen veprat penale, a do ketë emër konkret që do regjistrojë SPAK për kryebashkiakun apo familjarë të tij?

Altin Dumani: Çështja në fazën e hetimit paraprak.

-Vendimi i Apelit për Berishën. Si ndiheni si jurist? Mund të përsëritet ky skenar edhe për Ilir Metën?

Altin Dumani: Nuk kemi ndjeshmëri. Respektojmë vendimin e gjykatave. Jemi zbatues të ligjit. Kur nuk kënaqemi, ushtrojmë te drejtën e ankimimit. Për Ilir Metën, hetimi po vijon. Kërkesat e SPAK janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqësorit dhe Kushtetuesja i dha fundit të gjithave.

-Pronat e ushtrisë, në cilën fazë janë hetimet dhe si i përgjigjeni komenteve të kryeministrit?

Altin Dumani: Detaje nuk mund të ndaj. Komente nuk bëj as për kryeministrin dhe as për persona të tjerë. Preferoj të mos bej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy