Franca nxjerr “pasaportat e pornos”, synohet parandalimi i aksesit të fëmijëve në faqet online   

Franca nxjerr “pasaportat e pornos”, synohet parandalimi i aksesit të fëmijëve në faqet online  

Franca do të prezantojë “pasaportat e pornos” për të vërtetuar se një person është mbi 18 vjeç ndërsa hyn në faqet e internetit me përmbajtje pornografike.

Kjo është një përpjekje për të parandaluar aksesin e fëmijëve në faqe të tilla.

Plani i Jean-Noel Barrot, ministri Dixhital i Francës, do të zbatohet deri në shtator, në kuadër të një lufte shumëvjeçare për të mbrojtur të miturit në internet.

Sipas propozimit të ri, ata që duan të kenë akses në materiale të qarta do të duhet të shkarkojnë një aplikacion telefonik që u siguron atyre një certifikatë dhe kod dixhital, raportoi “Parisien”.

Kodi do të nevojitet për të hyrë në një faqe interneti pornografike nën një sistem i cili do të funksionojë si kartat e blerjeve online.  “2023 do të shënojë fundin e aksesit të fëmijëve tanë në faqet pornografike”, tha ministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy