Mediat gjermane kanë publikuar videon e momentit që një shqiptar ka plagosur me thikë një shtetas maroken në Frankfurt.
24 vjecari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, goditi me thikë duke e lënë të plagosur të riun maroken.
Shqiptari u largua pas sulmit, por policia mundi ta kapte në tualetin e një lokali pranë qendrës së Frankfurtit.
Sipas policisë behet fjale për një rivalitet mes bandave dhe zonave te influencës.



