
Tirana vuan prej vitesh problemin e trafikut dhe mungesën e sigurisë në rrugë. Më e rënduar është situata në zonat periferike ku mungojnë investimet. Banorët e zonës së Yzberishtit thonë se u është premtuar me dhjetra herë asfaltimi i rrugës, por sërish situata mbetet e pandryshuar.



