Ilir Vrenozi: S’kam fituar asnjë lekë nga TikTok, këtij aplikacioni duhet t’i hiqet opsioni live

Ilir Vrenozi: S’kam fituar asnjë lekë nga TikTok, këtij aplikacioni duhet t’i hiqet opsioni live

Influencer në TikTok, Ilir Vrenozi i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCNTV u shpreh se pavarësisht videove të shumta që ai bën në rrjetet sociale nuk fiton asnjë lekë prej tyre.

Ai tha se TikTok duhet të heqë opsionin live, ndërsa theksoi se vetë nuk e bën një gjë të tillë sepse nuk pëlqen kur shajnë dhe ofendojnë.

Që kur kam 10 vjet për video virale nuk kam asnjë lekë në xhep. Kokrrën e lekut nuk kam fituar. Para dy vitesh kisha 40 mijë ndjekës në tiktok, sa vete te banka pas tre ditësh tiktok im gllabërohet u zhduk me të gjitha.

Politikanët dalin në foto se ka Kozak ka 380 mijë ndjekës, unë 39 mijë kam por nuk hyjë live, nuk luaj sepse ata shajnë, unë nuk e dua atë lekë se kam sedër. Aty çdo gjë bëhet virale.

Para një jave kam bërë një video pa dashje byrek apo fasyly dhe kjo video ka marrë 2 mln shikime. Nuk vjen leku te mua. Madje dhe jam kërcënuar në kohën kur shaja Edi Ramën në video. TikTok duhet të heqin opsionin live se hyjnë aty gra të martuara dhe nxjerrin gjoksin jashtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy