
Chat GPT-në, është një program kompjuterik i cili mundëson kryerjen e detyrave shkollore për lëndë të ndryshme falë inteligjencës artificiale.
Programues web/developer Said Duleviç, për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, sqaroi se varësia nga Chat GPT-ja do të dekurajojë mendimin kritik dhe krijues.
Përmes këtij programi, gjërat janë bërë gati, i merr dhe i gjithë procesi bëhet në pak minuta gati. Por të paktën kur ta marrim gati, të fillojmë të kuptojmë se çfarë po marrim.
Është e pamundur të shmanget teknologjia, por në këtë program duhet informacion që të bëj më të shkathët. Që të kuptohet nëse teksti është i kopjuar, të kapin detektorët e ‘AI’ nëse është tekst plagjiaturë.
Përdoruesit do të priren të pranojnë përgjigjet e gjeneruara si të sakta pa verifikuar informacionin në mënyrë të pavarur.
Merret teksti dhe bëhet copy dhe mund ta kuptosh nga mënyra se si është shkruajt, nga platforma që është përdor, sepse kanë disa detaje që arrin ti kuptosh se si janë krijuar.
Nëse ai e modifikon në mënyrë perfektë fut fjalët e veta, ndryshon rendin, atëherë fillon e bëhet unik shkrimi dhe nuk e kapin detajet e platformës.
Sipas Duleviç, nuk ka gjë të keqe ta kopjosh, por të paktën të kuptosh se çfarë ke mare duke e modifikuar, sepse në të kundërtën po rritet një brez që nuk do të ketë sensin e të menduarit nëse fiket interneti.
Duhet të mësojmë mënyrën se si i marrim mësimet, mos ti themi të rinjve ‘mos kopjoni’, se nuk ë shmangim dot. Por t'u themi merre por përshtate dhe kuptoje se çfarë ke marrë, verë në punë dhe hajde ma shpjego se çfarë ke arrit të marrësh.
Me ketë platformë, ke koston e dembelizmit, koston morale të gjësë.
Po rritet një brez që nuk do të ketë sensin e të menduarit poqese ikën interneti.



