
“Do të riktheheshim në Marrëveshjen e Parisit. Patjetër që po. Do të më pëlqente shumë, por do të duhej të ishte një marrëveshje e mirë për SHBA-të”.
Donald Trump duket se është penduar për marrëveshjen e klimës. Gjatë një interviste me gazetarin Piers Morgan, e cila pritet të transmetohet sonte në ITV.
Detaje të intervistës janë nxjerrë nga vetë Morgan në llogarinë e tij në Tuiter.
Më 10 janar, Trump deklaroi se SHBA-të mudn të rikthehen në marrëveshjen e Parisit.



