
Një ditë pas “kërcënimit” të presidentit amerikan, Donald Trump për tërheqjen e misioneve paqëruajtëse amerikane në frontet e luftës, në samitin e NATO-s dhe shtimin e fondeve për organizatën, ka sjellë jo pak reagime. Por nisur nga kjo cuditërisht shteteve që kanë shërbyer në NATO, për një periudhë 20-vjecare lehtësisht mund të dalin nga unioni I atlantikut të veriut. E si mund të realizohet kjo?!
Në nenin 13 të Marëveshjes së NATO-s thuhet: "Pas një vlefshmërie kohore 20 vjeçare të Marrëveshjes çdo shtet që ka lidhur marrëveshjen mund të dalë nga kjo marrëdhënie, dhe kjo mund të ndodhë pikërisht një vit pas deklarimit të ndërprerjes së marrëveshjes përballë qeverisë së SHBA, e cila do t'u njoftojë qeverive të shteteve të tjera që kanë lidhur marrëveshjen dorëzimin e çdo deklarate për ndërprerje të marrëveshjes." Nga ky nen lind qartazi edhe e drejta e cdo shteti për t’u shkëputur nga NATO. Por në dallim nga Bashkimi Evropian, në të cilin deri pak vite më parë as që ishte parashikuar një dalje si Brexiti që kemi përpara, dhe prandaj nuk qe përcaktuar asnjë procedurë, te NATO-ja, që prej themelimit të saj ekziston kjo mundësi e largimit prej aleancës.
Gjithsesi në historikun gati 70-vjeçar të NATO-s, nuk ka patur asnjë dalje të vetme nga organizata, por ka patur dalje nga struktura e saj ushtarake. Kjo do të thotë që disa shtete vërtet kanë mbetur anëtarë të NATO-s, por për një periudhë kohe nuk kanë dashur që t'i vënë trupat e tyre në shërbim të strukturave komanduese të NATO-s, hap të cilin më vonë e kanë sprapsur.
Një shembull të tillë e ka ofruar e para Franca, kur presidenti, Charles de Gaulle e perceptonte NATO-n në vitet 1960 gjithnjë e më shumë, si instrument të interesave gjeopolitike amerikane dhe si ngushtim të pavarësisë franceze. Prandaj forcat e armatosura franceze u larguan në vitin 1966 nga strukturat komanduese të NATO-s, për pasojë kjo solli zhvendosjen e selisë qëndrore nga Parisi në Bruksel ku edhe ndodhet sot. Afrimi i Francës u pa vetëm në 2009, në kohën e luftërave të Jugosllavisë pati një riafrim të palëve. Ashtu si edhe Franca, edhe Greqia nuk ka qenë në vitet 1974- 1981, Spanja në vitet 1986-1999 pjesë e strukturës komanduese të NATO-s, por anëtarë të NATO-s ato mbetën.



