Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi ka deklaruar se implementimin e kodit telefonik shtetëror 383 për Republikën e Kosovës, e kanë shtyrë deri më 31 tetor për shkak të krizave të vazhdueshme që ka patur Telekomi i Kosovës. Afati fillestar i parashikuar ka qenë 1 qershori i këtij viti.
Gashi ka shtuar se vendosja e prefiksit 383, është në të mirën e operatorëve të telefonisë në Kosovë, dhe sipas tij, çdo vonesë e implementimit të Kodit shtetëror u shkakton dëm ekonomik vet operatorëve, po ashtu ul imazhin e Kosovës.



