Tedi Blushi, këshilltari i bashkisë së Tiranës nga Partia e Lirisë tha gjatë fjalës së tij në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës se e vetmja herë kur Veliaj është treguar i sinqertë është kur i konsideroi kolegë hetuesit e SPAK-ut. Blushi tha se edhe sot u vërtetua që Veliaj është ortak me të dënuarit për trafik ndërkombëtar droge.

Sot jemi në luftë me këtë regjim kriminal, më këtë narkoshtet, me Veliaj dhe Ramën. Dy simbolet më të zeza të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Veliaj u vërtetua që është ortak me dënuarit për trafik ndërkombëtar droge.
Vetëm një herë të vetme Veliaj u treguar vërtetë, duke i konsideruar kolegë hetuesit e SPAK-ut.
Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha gjatë protestës së qytetarët kanë parë Veliajn të largohet mëngjesin e sotëm nga Shqipëria
Veliajn e kanë parë qytetarët duke u larguar nga Shqipëria.



