Berisha: Rama urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK

Berisha: Rama urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK

Kryedemokrati Sali Berisha, akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar hakerimin e dosjeve të SPAK.

 

Në një takim me kryetarët e degëve të PD, Berisha e cilësiu kreun e qeverusë su bandit dhe padrino i një organizate kriminale.

 

Sipas tij, zhvillimet kanë treguar se rrethi i tij më i ngushtë është një rreth hajdutësh profesionistë, të cilët nuk kanë asnjë kufi në përvetësimin, vjedhjen, e miliarda, miliarda euro taksa të qytetarëve shqiptarë. 

 

Kryeministri urdhëron hakerimin e dosjeve të prokurorisë speciale. Dhe hakeruesi kriminel që i fut duart e zeza në dosje, i thotë kolegut të tij se këto do t'ia nisë menjëherë Edi Ramës.  Pra, në çdo lloj, në çdo lloj varianti që ta kthesh, ai del një bandit mbi bandit, ai del një padrino i një organizate kriminale që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kushtetutë. 

 

Ky është njeriu që kemi përpara.  Të nderuar drejtues të degëve të Partisë Demokratike, zhvillimet kanë treguar se rrethi i tij më i ngushtë është një rreth hajdutësh profesionistë, që s'kanë asnjë kufi në përvetësimin, vjedhjen, e miliarda, miliarda euro taksa të qytetarëve shqiptarë. Është tragjike. Një fakt është tragjik.  

 

Ka rrëmbyer portin, portin e Durrësit, të paktën e aferë 4 miliardë euro dhe ka gjobitur me të paktën 1 miliardë euro taksapaguesit shqiptarë për ndërtimin e portit të ri. Krenari e madhe AKSHI, thoshte ai. Shikoni se çfarë ndodh tek AKSHI.

 

Në AKSH, kunati i tij, me emra të ndryshëm, ka marrë dhe ka përfituar me kontrata sekrete qindra tendera, ndër të cilat me fitim 98%. Si 98%? Në mënyrë absolute, pa asnjë blerje, pa asnjë shitje, përveçse transferim paresh nga buxheti i shtetit në kontën bankare të kompanisë së tij. Dhe dy-tre rroga të paguara në atë kompani. 

 

Nuk ka ndodhur vjedhje kurrë në botë. Ky del dhe thotë se unë kam respektin maksimal për atë lindjen e AKSHI-t. Sepse Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit. Ta dijë çdo shqiptar. E kemi denoncuar përpara, e kemi denoncuar fort, por koha e provoi që Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit. 

 

Sepse ishte kunati i saj, ai që plaçkiste me qindra e qindra milionë euro për familjen në paratë publike në AKSHI-n e famshëm të tij. AKSHI merrte peng me urdhër të kunatit, biznesmen që guxonin të paraqisnin oferta për tendera në AKSH. 

 

AKSHI dhe i gjithë shteti kontrollohej nga një bandit, nga një mafioz që quhet Ergys Agasi, i cili merrej me vrasje, i cili merrej me kontrollin digjital elektronik të të dhënave personale të çdo shqiptari, të çdo të huaji dhe eksportonte të dhënat më sekrete të vendit në duart e organizatave kriminale dhe armiqve të NATO-s dhe të Shqipërisë.

 Ky është pak a shumë kalbësira që kemi përpara dhe që ne duhet të matemi. Prandaj dhe ky vit është viti i misionit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy