Eduard Prodani, ish-sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, në një analizë për ecurinë e Kombëtares në EURO 2024, foli për faktin se në çfarë niveli sportiv ka arritur ajo.

Sipas tij, është rritur niveli i prurjeve nga jashtë në Kombëtare por jo niveli i futbollit tonë që sipas tij është nivelit të mesëm.
Është rritur niveli i Kombëtares për shkak të prurjeve që ka nga jashtë por nuk është rritur niveli i futbollit tonë. Niveli i futbollit tonë prapa në aspekte analitike, teknike.
Thjesht doja të bëja diferencë, mbase nuk është momenti, por është rritur Kombëtarja jonë, por jo futbolli jonë sepse janë dy gjëra të ndryshme.
Kohët kanë ndryshuar edhe i vogli sot të rrah, ja ku pamë plot surpriza. Ekipi jonë kombëtar me plot fjalën ‘i nivelit të mesëm’, nga çështja teknike. Ato janë të gjithë lojtarë të kualitete të mira dhe shumë të mira, të trajtuar në Evrope, nëpër vendet me të zhvilluara, kështu që me një menaxhim të mirë mund të jemi në këto nivele.



