
Një 59-vjeçar është gjetur I vdekur në banesën e tij këtë të martë në Tiranë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 59-vjeçari I identifikuar me inicialet Sh.Z është gjetur I pajetë në banesën e tij nga mbesa.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



