Klinikat private të cilat merren me fekondimin artificial, përmes procedurës së ashtuquajtur të In Vitro Fertilizimit (IVF) po sigurojnë spermën dhe qelizat vezë nga shtetet fqinjë, si Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe pjesërisht edhe nga donatorë nga Kosova, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Dhuruesit kryesisht janë studentët që spermën dhe qelizat vezë i shesin në marrëveshje me spitalet që ofrojnë shërbimet IVF.
Këtë informacion, tashmë të konfirmuar edhe nga burime zyrtare, gazeta "Zëri" e ka marrë fillimisht në kushte konfidenciale nga një burim zyrtar brenda Ministrisë së Shëndetësisë.
Por dyshimi se sperma dhe qelizat sigurohen nga vendet fqinjë përmendet edhe në një raport tejet sensitiv, që tashmë ka arritur në kabinetin e ministrit Imet Rrahmani. Po ashtu, aty ngrihen dyshime për përzgjedhjen e gjinisë gjatë procedurave të IVF-së, akt ky i ndaluar rreptësisht me ligj.



