4 aktivistë në komisariat/ Vjerdha: I kërkuam Ramës të merrte pjesë në protestë. Të shkarkohet ministrja për skandalin te QSUT (VIDEO)

4 aktivistë në komisariat/ Vjerdha: I kërkuam Ramës të merrte pjesë në protestë. Të shkarkohet ministrja për skandalin te QSUT (VIDEO)

Katër aktivistë janë shoqëruar sot nga policia, pasi shkuan për të protestuar në QSUT, ku Rama mbajti një takim me drejtues të spitalit. Aktvisti i Qëndresa Qytetare Kolindo Vjerdha tha në MCN Live se 4 aktivistët e shoqëruar i kërkuan Ramës të merrte simbolikisht pjesë në protestën e sotme në orën 19:00. Vjerdha vuri në dukje se Rama duhet të shkarkonte ministren e Shëndetësisë.

Drupal Ad

 

 

 

 

"Jemi në komisariatin nr 4 ku janë shoqëruar katër aktivist, që i dëshmuan Ramën që s’mund të fshihej dhe të hidhte përgjegjësinë tek ato. Politikat në shëndetësi varen nga kryeministri Rama, dhe mbi të gjitha kishte në dorë shkarkimin e ministres së Shëndetësisë për të bërë një akt që ishte i domosdoshëm pas këtij skandali. Jemi një grupim aktivistësh, gazetarët, që janë bërë bashkë. Është një çështje që na prek të gjithëve. Është një rast që thjesht u bë publik, pasi realiteti është parë dhe është prekur nga qytetarët. Në komisariat janë 4 aktivistë, që shkuan dhe i kërkuan në mënyrë simbolike Ramës pjesëmarrjen e tij në protestë. Sidorela Vatnikaj, Edison Lleshi dhe Igli Llapaj janë sot në Komisariat, dhe një aktivist tjetër që ka qenë sot me to. Janë fikur telefonat dhe po merret avokati në këto momente, që është i pranishëm në komisariat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy