Në një fshat të izoluar në Karaibe ndodh një fenomen i çuditshëm. Vajzat e vogla, sapo arrijnë pubertetin shndërrohen në djem për shkak të një çrregullimi të rrallë gjenetik. Fshati Salinas në Republikën Domenikane ka regjistruar një rast të kthimit në djalë në çdo 90 vajza.
Fenomeni ndodh rreth moshës 12-vjeçare, kur vajzave u rritet organi seksual mashkullor. Fenomeni i çuditshëm për pjesën tjetër të botës atje nuk konsiderohet dhe aq jonormal, madje ka edhe një emër, guevedoces, që në gjuhën e vendasve do të thotë “penis në moshën 12-vjeçare”.
Këta fëmijë, të njohur si pseudohermafroditë, janë ndjekur nga një ekip i BBC2, të cilët kanë regjistruar një dokumentar.
Një prej këtyre rasteve është Johnny, i cili ka lindur vajzë dhe në atë kohë është pagëzuar me emrin Felicitia.
Ai është rritur si vajzë deri në moshën 12-vjeçare, por sot është 24 vjeç dhe është biologjikisht mashkull.
“E mbaj mend veten me një fustan të kuq. Mamaja më solli në jetë në shtëpi dhe jo në spital. Por askush nuk e dinte cila ishte gjinia ime. Procesi i shndërrimit nisi kur mbusha 7 vjeç”, tregon ai.
Një enzimë që mungon
Çrregullimi gjenetik që shkakton këtë ndryshim te fëmijët e Salinas shkaktohet nga një enzimë që mungon, e cila është përgjegjëse për prodhimin e një hormoni mashkullor që njihet si dihidrotestosteroni.
Të gjitha bebet në barkun e nënës, meshkuj ose femra, kanë mes këmbëve një lloj gunge. Në javën e tetë të shtatzënisë, bebet meshkuj që janë bartës të komozomit Y prodhojnë hormonin dihidrotestosteron në sasi të mëdha dhe kjo bën që gunga të shndërrohet në penis, ndërsa për vajzat në organin femëror.
Por disa bebe meshkuj nuk e kanë enzimën 5-α, çka shkakton rritjen e nivelit të hormonit. Kjo bën që ata të ngjajnë më shumë si vajza kur lindin, pasi organi i tyre i ngjan një vagine.
Por kur arrijnë pubertetin, rritja e nivelit të testosteronit nxit rritjen e organeve riprodhuese dhe del në pah organi mashkullor.
Pra, praktikisht, një proces që duhej të kishte ndodhur në barkun e nënës, këtyre fëmijëve u nis në moshën 12-vjeçare.
Dokumentari i realizuar në Salina do të transmetohet nga BBC2 më 21 shtator. / Daily Mail / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



