Gara për drejtorët e policisë/ Noka: Ilir Proda i lidhur me krimin, ushtar i bandës së Elbasanit

Gara për drejtorët e policisë/ Noka: Ilir Proda i lidhur me krimin, ushtar i bandës së Elbasanit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është emëruar pas influencës së krimit të organizuar, ndërkohë që edhe vartësit e tij në qarqe po emërohen po nga krimi.

Noka tha se drejtori i përgjithshëm i Shtetit Ilir Proda është ushtar i bandës së Elbasanit, ky është zyrtarisht t’i dorëzosh agjencinë e luftës kundër krimit, krimit.

I pari i lidhur me krimin është Ilir Proda. Në 112 vjet shtet shqiptar, kurrë nuk ka patur një drejtor policie që vinte nga lidhjet kriminale ose produkt i bandave, emërohet nga krimi i organizuar për ti shërbyer pushtetit dhe krimi.

Kur them drejtori i Përgjithshëm, është ushtar i bandës së Elbasanit, sikundërse edhe nëndrejtori i Policisë së Shtetit, dihet botërisht, kjo e faktuar.

Dhe drejtori i policisë së Shtetit sot, po të isha ministër, dorëzoja detyrën dhe kurrë nuk firmosja një propozim të tillë. Ky është zyrtarisht t’i dorëzosh agjencinë e luftës kundër krimit, krimit.

E kam ngritur këtë edhe herë të tjera. Kur ishte narko konkursi për drejtorin, ishte një person që i’u bëri mender jush, cicin në konkurs, sepse ishte shkarkuar nga policia sepse kishte bërë cicin.

Kam dy muaj që kudo, në Parlament, konferencë shtypi, në këtë studio, në komisione parlamentare, alarmin numër një këtë kam thënë, jo vetëm me bandën e Çopjave por edhe me Troplinët dhe Çelët, është kokë e këmbë Ilir Proda.

Është thënë çdo ditë, alarm i madh, në çdo studio që kam shkelur kam ngritur këtë alarm. Është tmerr që shteti të dorëzojë agjencinë ligjzbatuese. Ilir Proda, SHISH ka përgjime ambientale, për zhytjen e tij në kultivimin e hashashit me bandat kriminale. Ardi Veliu ia mbylli këto çështje, sepse është lidhje e ngushtë edhe e Ardi Veliut. Pra, ky është alarm që ne e kemi ngritur.

Në Komision të Sigurisë, nga unë në emër të PD, i është kërkuar informacion dhe llogari Ministrit të Brendshëm. Në Parlament, i është kërkuar Ministrit të Brendshëm, informacion dhe llogari. Kryetari i PD, Sali Berisha, e ka ngritur të paktën pesë herë këtë alarm. Por këtu ndodhin nga gjëma në gjëmë, duhet të kesh 240 orë në ditë që t’i trajtosh të gjithë këto. I dyti Neritan Nallbati dhe për ironi të fatit është nënkryetari i kualifikimit të këtyre të tjerëve. Nallbati është ushtari i hakmarrjes për drejtësi, për këtë arsye është shkarkuar nga Igli Toska, për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Është drejtor i famshëm i policisë së Xibërrakës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy