
Presidenti amerikan Joe Biden, ka njoftuar sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë për ta ndëshkuar atë për agresionin ushtarak në Ukrainë.
Ai ka njoftuar ndalimin e importeve të alkoolit rus, vodkës, ushqimeve të detit dhe diamanteve, lëvizje të cilat synojnë që të ushtrojnë presion mbi ekonominë e Moskës duke sanksionuar disa nga eksportet e saj më të vlefshme.
Ne po ndalojmë mallrat nga disa sektorë të njohur të ekonomisë ruse.
Ai njoftoi gjithashtu se SHBA do të shtojë emrat e disa oligarkëve rusë në listën e individëve të sanksionuar.
Biden paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të ndjekë një luftë që kërcënon vetë themelet e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar, dhe më pas të kërkojë ndihmë financiare nga komuniteti ndërkombëtar”.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të premten se Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdor armë kimike në Ukrainë.



