Putin reagon për sulmin e SHBA-ve mbi Sirinë: Agresion mbi një shtet sovran

Putin reagon për sulmin e SHBA-ve mbi Sirinë: Agresion mbi një shtet sovran

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka dënuar sulmin amerikan me raketa mbi një bazë ushtarake të qeverisë siriane. Putin thotë se ky sulm ka shkelur ligjet ndërkombëtare dhe dëmton seriozisht marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se presidenti sirian, Bashar al Assad, e cilësoi sulmin e urdhëruar nga presidenti Donald Trump, si një “akt agresioni kundër një shteti sovran, bazuar mbi një pretekst të sajuar”, për të tërhequr vëmendjen e botës nga vrasjete  civilëve në Irak.

“Putin e sheh sulmin e SHBA-së mbi Siri si një agresion kundër një shteti sovran dhe dhunim të normave dhe ligjeve ndërkombëtare, bazuar në një pretekst të sajuar. Ky hap i hedhur nga Uashingtoni do të ketë pëkreqësojë dukshëm marrëdhëniet SHBA-Rusi”, ka thënë Peskov.

Ai u shpreh se Rusia nuk beson që Siria të jetë në posedim të armëve kimike dhe sulmi i SHBA-ve do të krijojë në mënyrë të paevitueshme pengesa serioze në krijimin e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy