Avokati i Popullit: Komisariatet plot me protestues, ndër ta edhe të mitur

Avokati i Popullit: Komisariatet plot me protestues, ndër ta edhe të mitur

Avokati i Popullit ka dalë në terren për të shqyrtuar nga afër marrëdhënien e protestuesëve me policinë dhe anasjelltas.

Deri më tani gjatë protestave ku është kërkuar drejtësi për Klodianin policia ka ndërhyrë me shoqërime që në minutat e para.

Sipas Avokatit të Popullit në Komisariatin nr.3 janë shoqëruar gjithsej 18 persona ndër ta 6 të mitur, por sipas tij shumica prej tyre shprehen se kanë marrë pjesë në protestë por pa përdorur akte dhune.

  • Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë shoqëruar 2 persona, nga të cilët nga të cilët nuk ka pasur persona në moshë të mitur.
  • Në Komisariatin e Policisë Nr.1, janë shoqëruar gjithsej 16 persona, nga të cilët 1 në moshë të mitur si dhe 2 vajza.
  • Në Komisariatin e Policisë Nr.2, janë shoqëruar gjithsej 10 persona, nga të cilët 3 në moshë të mitur dhe 1 vajzë.
  • Në Komisariatin e Policisë Nr.3, janë shoqëruar gjithsej 18 persona, nga të cilët 6 në moshë të mitur.
  • Në Komisariatin e Policisë Nr.4, janë shoqëruar gjithsej 4 persona, nga të cilët nuk ka pasur persona në moshë të mitur.
  • Në Komisariatet e Policisë Nr.5 dhe Nr.6 nuk ka pasur persona të shoqëruar.
    Në intervistat e zhvilluara me përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit, disa prej të shoqëruarve pretenduan se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme ndërsa disa të tjerë pretenduan se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë. Po kështu, nga personat e shoqëruar pati një numër të kufizuar pretendimesh për ushtrim të dhunës.

Në raportin e fundit të tij thuhet gjithashtu se në Spitalin e Traumës 3 efektivë policie të cilët si pasojë e dhunës kanë marrë dëmtime dhe krahë dhe këmbë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy