Arrestimi i mjekut/ Kola: Për propagandë, shoqëria shqiptare është e implikuar, kërkon shërbime të shpejta duke dhënë ryshfet (VIDEO)

Arrestimi i mjekut/ Kola: Për propagandë, shoqëria shqiptare është e implikuar, kërkon shërbime të shpejta duke dhënë ryshfet (VIDEO)

Të hënën Prokuroria pritet t’i drejtohet gjykatës së Tiranës për  vlerësimin si të vlefshëm të masës së sigurisë për mjekun e Spitalit të Traumës së arrestuar dy ditë më parë, të akuzuar për korrupsion.

Për mjekun internist Gerald Kola, arrestimi i mjekut është bërë vetëm për propagandë.

Në edicionin e lajmeve në MNC TV, Kola, tha se për ryshfeti ndodh me fajin e shoqërisë së implikuar, e cila mëton të marrë shërbime të shpejta jashtë radhës dhe rregulla, duke përdorur këtë mënyrë.  

Arrestimi është i gabuar si çdo gjë në këtë vend, ku njerëzit vdesin për pak dukje, gjithçka është për propagandë, 90% jetojmë për tu dukur. Unë se di si ka ndodhur rasti sepse mjeku në fjalë, nuk ka lidhje fare me skanerin.

Normalisht ka shumë raste që njerëzit që vijnë në spital, dhe duan shërbime të shpejta, siç ka disa mjek që e konsiderojnë spitalin si të babës.

Unë mendoj se e tërë shoqëria është e implikuar, mjerë ai që merre, dhe mjerë ai që jep. Në asnjë vend në botë, nu mungon shërbimi, por bëhet fjalë për egon personale të shqiptarëve, qe duan të mbarojnë punë shpejt, do të jetë i privilegjuar, nuk i pëlqejnë kushtet, rregullat, por ato janë, dhe për ti anashkaluar rregullat, marrin rrugën e shkurtër, zgjedhin mënyrën e ryshfetit.

Më tej, mjeku Kola, faktin se ekziston mjekësia falas, ai e quan absurditet.

Sipas tij, teksa 80% të shërbimeve nuk janë urgjente, shërbimi i urgjencës duhet tu faturohet pacientëve.

Nuk ekziston mjekësia falas, është absurditet, shëndetësia ku i siguruari dhe i pasiguruari trajtohen si të siguruar. Pra shëndetësia falas është sa për sy e faqe, është dogmë.

Në spital ti nuk vjen të marrësh shërbim, ty të sjellin atu, kjo është diferenca e shërbimit, aty nuk është restorant, administratë, ti je i detyruar të shkosh aty.

80% e urgjencave në Shqipëri janë “kode të bardha”, që nuk kanë fare urgjencë mjekësore vijnë për injeksion, serume, grafi. Prandaj, unë jam që tu faturohen këto shërbime dhe me ato para të paguhen mjekët. Pra, shërbimi i urgjencës të faturohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy