Përmbytjet në Shkodër, Angoni: Nën ujë janë 3 mijë hektarë (VIDEO)

Përmbytjet në Shkodër, Angoni: Nën ujë janë 3 mijë hektarë (VIDEO)

Rikthimi i reshjeve me intensitet të lartë ka sjellë si pasojë përmbytjet në Shkodër. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në MCN TV, prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, tha se rreth 3mijë hektarë tokë janë nën ujë. Situate paraqitet më e vështirë në Obot.  

Flitet për rreth 3 mijë hektarë. Në Obot është vështirësuar kalimi, bëhet vetëm me mjete lundruese. Gjadri ka pasur shtim të prurjes së ujrave. Ka rritje të lumit Kir, si rezultat i reshjeve. Ka rritje të nivelit të liqenit të Shkodrës, që e bën të pamundur lëvizjen e ujërave”, tha ajo.

Për Angonin, lajmi i mirë është reduktimi i sasisë së ujit që del nga kaskada e Drinit.

Është pozitive që ka ulje të shkarkimeve të kaskadës së Drinit. Menaxhimi i kaskadës së Drinit, është mirë. Është ulur shkarkimi, 400 m3 sek. Nuk ka familje të evakuuara, ka sipërfaqe nën ujë. Situata është e vështirë, por e menaxhueshme. Po monitorojmë nevojat emergjente”, tha Angoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy