Aferat korruptive/ A duhet të jepte dorëheqjen Veliaj? Krashi: S’e kemi arritur standardin e Spanjës (VIDEO)

Aferat korruptive/ A duhet të jepte dorëheqjen Veliaj? Krashi: S’e kemi arritur standardin e Spanjës (VIDEO)

Deputet i PS Lavdërim Krashi tha në MCN Live se nuk është sensitive për PS-në, prezenca e Veliajt në SPAK apo hetimet për aferat korruptive. I pyetur nëse duhet të jepte Veliaj dorëheqjen, Krashi tha që Shqipëria nuk i ka arritur ende ato standarde, që i shohim në Spanjë, apo vende të tjera perëndimore.

"A është delikate? Varët nga konteksti. Në Shqipëri ka 30 vite që të gjithë ata që kanë qenë në pushtet, kanë qenë rehat rehat, dhe vetëm demokraci s’ka pasur, sepse demokraci s’do të thotë abuzim me ligjin, vjedhje apo korrupsion. Këto kanë ndodhur të gjitha në Shqipëri. Ka një vit e gjysmë, apo dy vite, që të fillojë që edhe ne të kthehemi në një vend normal. Sistemi i drejtësisë njeh pafajësinë e qytetarit përpara ligjit derisa gjykata ta provojë ndryshe. Këto në botën demokratike janë gjëra krejt normale. SPAK-u po sjell fundin e pandëshkueshmërisë për njerëzit që e konsideronin veten të paprekshëm. Në vlerësimin tim Veliaj është nga më të suksesshmit në krye të bashkisë. Por gjëja për të cilën zotëria në fjalë dhe të tjerët po pyeten  para prokurorëve, kush e ka menduar që të abuzojë me taksat e njerëzve, SPAK-u është hotel me 5 yje, dhe ta gjejnë vet vendin dhe të shkojnë atje ku e meritojnë. A është sensitive për PS-në? Nuk është sensitive, sepse PS e ka mbështetur për t’u ngritur dhe po e mbështet për të qenë i pavarur sistemi i drejtësisë”.

I pyetur a duhet të jepte Veliaj dorëheqjen, Krashi tha:

"Të gjithë të akuzuarit s’janë fajtor, pasi fajësinë apo pafajësinë e vendos gjykata. Kryeministri spanjoll vetëm për faktin që bashkëshortja akuzohej nga një media e djathtë, e mendoi që edhe mund të jepte dorëheqjen. Dëshira ime do ishte që edhe ne të kishim këtë standard, fakti është që ne s’e kemi atë standard akoma. Pas disa vitesh do të arrijmë edhe ne në standardin që e kërkon demokracia. Do arrijmë në atë standard, por do duhet një kohë.

Z.Veliaj është një aset i jashtëzakonshëm i PS. Roli i disa drejtuesve politik është shumë i rëndësishëm për mbledhjen e votave. Tirana do jetë këtu në 2025-ën. Tirana është shumë më e madhe se sa një njeri, se sa 10 njerëz”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy