Zjarr në Tepelenë, në rrezik spitali dhe shtëpitë

Zjarr në Tepelenë, në rrezik spitali dhe shtëpitë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë dje pasdite një zonë me pyje pranë qytetit Tepelenë. Flakët kanë vënë në rrezik spitalin e qytetit, ndërsa është kërkuar edhe ndihmë nga ajri për të shuar flakët.

Kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, tha mbrëmë se për shkak të orarit të vonë, ishte e pamundur ndërhyrja me helikopter. Banesat dhe spitali ndodhen fare pranë zjarrit duke përbërë një rrezik serioz. 

Forca të shumta zjarrfikëse dhe mjetet e ndihmës së shpejtë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit që po përhapet me shpejtësi, por dyshohet se është vënë qëllimisht.

Flakët po përhapen me shpejtësi drejt lagjes “15 shtatori”, ndërsa emergjencat civile po përgatisin planin e ndërhyrjes. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy