Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha ditën e sotme gjatë një vizite në Suedi, se ky vend ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmbushur kërkesat e Turqisë për miratimin e kërkesës për anëtarësim të Stokholmit në NATO,
Suedia tashmë ka filluar të ndryshojë legjislacionin e saj kundër terrorizmit dhe do të sigurojë që kuadri ligjor për eksportin e armëve do të pasqyrojë statusin e ardhshëm si anëtare e NATO-s me angazhime të reja ndaj aleatëve.
Këta janë dy hapa të rëndësishëm për të adresuar shqetësimet që ka ngritur Turqia.



