Dy shpërthime tritoli në Vlorë gjatë natës

Dy shpërthime tritoli në Vlorë gjatë natës

Dy shpërthime të fuqishme janë shënuar gjatë natës që sapo lamë pas në qytetin e Vlorës.

Shpërthimi i parë është shënuar rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm në një apartament në katin e pestë në lagjen “Lirimi”, pranë Drejtorisë së Policisë Vlorës.

Lënda eksplozive i dyshuar tritol, është vendosur në derën e banesës së 29-vjeçarit Fatjon Bata.  

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz.

Ndërsa rreth një orë më vonë, një tjetër shpërthim është shënuar pranë Bashkisë së Vlorës.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur në oborrin e një shtëpie private në pronësi të 69-vjeçarit G.Ç., në lagjen “15 Tetori”.

Nuk dihet nëse mes dy rasteve ka lidhje, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy